“Batuta të lodhura të Ramës për të mbuluar dështimet ”, Basha: S’është faji im që i është vjetëruar ashiku

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë iu përgjigj deklarativë të kryeministri Rama duke thënë se Rama dashurinë e jetës ka Sali Berishën.

“Atij mund t’i shkojë mendje, por ashikun e ka zgjedhur prej kohësh. Dhe s’ia kam fajin unë që tashmë ashiku mund t’i duket i vjetër dhe ndoshta si mjafton. Edi Rama dashurinë e jetës së vet ka Sali Berishën. Dhe fakt është që me deklaratat të tilla tregon se rrugën që ka nisur në bashkëpunim me Sali Berishën, për këtë rrugë sot nuk është gjendje të japë asnjë shpjegim për atë pjesë te elektoratit ku e përdor Berishën si gogol. Dhe pjesa tjetër është thjesht dhe vetëm për ta zbritur politikën në honin, në humnerën e babtutës, tashmë e një batute të lodhur siç është dhe vet zoti Rama pas 12 vitesh në krye të dështimeve të njëpasnjëshme dhe mungese totale të përgjegjësië dhe llogaridhënies për premtimet e papërmbushura. Arritja më e madhe është përgjysmimi i shqiptarëve. Dhe ftesa ime është pikërisht t’i largohemi kësaj politike, se që Edi Rama dashurinë e jetës dhe ëmbëlsirën e jetës e ka te Sali Berisha, këtë nuk ka njeri që nuk e ka kuptuar”
– tha Basha.

Artikulli paraprakPezullimi i fondeve nga SHBA/ Evropianët “blindojnë” SPAK, pas Brukselit edhe Holanda krah Prokurorisë së Posaçme