Bayern Munich po studion zëvendësuesin e Manuel Neuer. Sipas “Kicker”, klubi bavarez është vendosur në kërkim të një portieri dhe emri më i pëlqyer për momentin është ai i Lukas Hradecky. 27-vjeçari, i cili aktualisht vuan nga një dëmtim, aktivizohet në radhët e Eintracht Frankfurt. Kontrata e sllovakut me klubin gjerman skadon në vitin 2018, fakt që ia lehtëson edhe më shumë bisedimet Bayern Munich me lojtarin dhe Frankfurt.