Bayern Mynih ndalet sërish në kampionat

Bayern Munich, mban të hapur garën për titull në Bundesligë, duke i dhënë një asist Leipzigut që mund të shpresojë ende të mrekullia. Pas eliminimit në çerekfinalet e Championsit nga Reali i Madridit, bavarezët e Karlo Ançelotit morën një tjetër goditje këtë herë në kampionat, pasi u ndalën në një barazim 2-2 nga Mainz në “Alianz Arena”. Diferenca me Leipzigun 4 javë përpara fundit të sezonit, tashmë ka shkuar në 9 pikë, por rivalët e Bayern-it që një sezon më parë militonin në Bundesligën e dytë kanë një ndeshje më shumë për të luajtur pikërisht sfidën e kësaj të diele ndaj Schalkes, pa harruar këtu edhe faktin, që në javën e parafundit, Leipzigu i pret në “Red Bull Arena”, kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Sfida ndaj Mainz-it nisi në malore për Bayernin që u ndëshkua nga ish-lojtari i Barcelonës, Bojan Krkiç. Por nuk vonoi shumë dhe në të 16-tën Robben barazoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë Mainz-i fitoi një penallti, të cilën Brosinski e kthehu në gol. Për të evituar humbjen e skuadrës së Ançelotit mendoi Thiago Alcantara që në të 73-ën barazoi shifrat. Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës vendase deri në fund rezultati nuk ndryshoi më me Bayern-in e Mainz-in që ndanë nga një pikë në “Alianz Arena”. Një fitore me peshë në garën për një vend në Europa League arriti Hertha e Berlinit, që në kryeqytet kaloi 1-0 Ëolfsburgun me një gol të realizuar nga sulmuesi boshnjak Vedad Ibiseviç. Në ndeshjet e tjera të javës së 30-të të Bundesligës u regjistruan këto rezultate.

Artikulli paraprakMesi, 6 “Klasike” pa shënuar
Artikulli tjetërSot luhet “El Clasico”