Bayern në rënie të lirë, disfata e dytë radhazi në Bundesligë, kampionët e Gjermanisë humbasin “shkëlqimin”

Bayern Munchen pëson disfatën e dytë radhazi në kampionat, pasi u mund 3-2 nga Bochum në Vonovia Ruhrstadion (Bochum).

Kampionët e Gjermanisë zhbllokuan ndeshjen me Musialën, por u përmbysën brenda pjesës së parë me Asano dhe Schlotterbeck. Dalja me karton të kuq e Upamecanos në minutën e 78-të i dhuroi mundësinë e artë vendasve, të cilët shndërruan në gol një penallti me anë të Stoger.  Bavarezët u futën në lojë me Kane, por ishte tepër vonë, pasi fati i ndeshjes ishte vendosur tashmë.

Të besuarit e Tomas Tuchel renditen në vendin e dytë dhe kanë 8 pikë më pak se Leverkusen, duke u larguar kështu në një farë mënyre nga kryesuesit. Bochum ndihet mirë në mesin e tabelës.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbayern ne renie te lire disfata e dyte radhazi ne bundeslige kampionet e gjermanise humbasin shkelqimin video%2F%23gsc

 

 

Artikulli paraprakMpirja e duarve, zbuloni shkaqet pse ndodh dhe arsyet që duhet të filloni të shqetësoheni për shëndetin tuaj
Artikulli tjetërAnaliza e TIME: Alexei Navalny, tani është përgjithmonë me ne!