Bayern do të “sakrifikojë” dy yje për të pushtuar Europën

Bayern Munich duket se është gati të shesë Robert Lewandowski dhe Arturo Vidal. Sulmuesi 29-vjeçar është transferuar te bavarezët nga Borussia Dortmund në verën e 2014-ës me kosto zero. Që nga ajo kohë, ai është bërë një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Vidal është transferuar në Gjermani një verë më vonë dhe është një ndër mesfushorët më të mirë në botë për momentin. Tani, Bayern po mendon t’i shesë të dy këta lojtarë në merkaton e ardhshme.
Objektivi i kampionëve të Gjermanisë është të kthehen të dominojnë në Champions League. Kështu, pasi kanë siguruar Leon Goretzka-n, ata do të kërkojnë të marrin njërin mes Antoine Griezmann, Paulo Dybala apo Anthony Martial.
Nëse kjo ndodh, klubi do ta shesë Leëandoëski-n, kontrata e të cilit, ashtu si ajo e Vidal, skadon në verën e 2019-ës. Duke parë se Leëa ka shumë oferta të rëndësishmen dhe Vidal është shumë i kërkuar në Itali, të dy mund të shiten në verë.

Exit mobile version