Niko Kovaç ndanë rrugët me Bayern Munich. Klubi i Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin kroat, Niko Kovaç.
“FC Bayern ndan rrugët me Niko Kovaçin”, thuhet shkurt në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale.
Kovaç ishte emëruar trajner i Bayernit në prill të vitit 2018 .Ai kishte kontratë tre vjeçare me klubin nga “Allianz Arena”. Por, humbja 5-1 nga ish skuadra, Eintrachtit, bëri që Bayerni t’i ndajë rrugët me kroatin.
Hansi Flick do të jetë trajner i përkohshëm i Bayern Munich
Pas humbjes shokuese 5-1 kundër Eintracht Frankfurt, Bayern Munich ia ka treguar derën trajnerit, Niko Kovac.
Vendin e kroatit për ndeshjet e ardhshme, kundër Olympiacos në Champions League dhe Borussia Dortmund në Bundesliga, do ta zë zëvendës trajneri, Hansi Flick.
Javën e ardhshme, Bayern pritet të emërojë zyrtarisht zëvendësuesin e
Raportohet se Massimiliano Allegri, mund të jetë zëvendësuesi i Kovaçit në krye te kampioni i Gjermanisë.