NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
20.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të
çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 141 i vitit 2022, i Prokurorisë së
Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit
Samir Rosales Rodriguez”.
2. Në seancën e datës 19.02.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari
Erjon Çela, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 6/22/122, datë
19.02.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
2. Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr.
141 i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, në ngarkim të të pandehurit: Samir Rosales Rodrigues, i dtl.
01.01.1973, lindur dhe banues në ****, me shtetësi Kolumbiane, mbajtës i
pasaportës me nr. ****, i hetuar me masë sigurimi personal “arrest në burg”, e pa
ekzekutuar, e caktuar me vendimin nr. 91, dt. 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i akuzuar për
kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në
formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,
dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar
kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të K.Penal.
Mbrojtur në gjykim nga av. P.D, anëtare e Dhomës së Avokatisë Tiranë, mbrojtëse
e caktuar kryesisht nga gjykata.
3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve
paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së
bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës
së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për
gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.
5. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurin Samir Rosales
Rodrigues, av. P.D të shpërblehet sipas tarifave të miratuara me ligj.
6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.
Tiranë, më datë 19.02.2025