Shqipëria ka humbur 170 kilometra katrorë pyje që nga 1990 dhe Bosnja ka humbur 250 kilometër katrorë pyll në të njëjtën periudhë, teksa vendet e tjera të rajonit kanë rikuperuar mijëra hektarë. Shqipëria dhe Bosnja janë vendet që kanë humbur më së shumti sipërfaqen pyjore gjatë periudhës 1990-2015, sipas një vlerësimi të Bankës Botërore. Shqipëria ka humbur 170 kilometra katrorë pyje që nga 1990 dhe Bosnja ka humbur 250 kilometër katrorë pyll në të njëjtën periudhë, teksa vendet e tjera të rajonit kanë rikuperuar mijëra hektarë.
Maqedonia fqinje e shtoi sipërfaqen pyjore me 720 kilometër katrorë që nga 1990, Mali i Zi e shtoi me 2010 kilometër katrorë, Greqia me 7550 kilometër katrorë, teksa Kosova ka ruajtur sipërfaqet e 1990 pa dëmtuar as shtuar asnjë kilometër katrorë pyll.
Një studim i fundit i Bankës Botërore bazuar në të dhënat satelitore vlerëson se ka 3 trilionë pemë në tokë ose mbi 400 pemë për person. Pyjet janë çelësi për klimën, ujin, shëndetin dhe jetesën. Por globi ka humbur 1.3 milion kilometra katrorë pyje që nga viti 1990, sidomos në Afrikën e Jugut.
Pyjet mbulojnë një të tretën e tokës në botë. Në fillim të shekullit të 20, zona pyjore e tokës është rreth 50 milionë kilometra katrorë. Ky është zvogëluar nga viti në më pak se 40 milionë kilometra katrorë. Shumica e kësaj rënie është shkaktuar nga rritja e kërkesës për pyje dhe produkte letre, si dhe për përdorimin e tokës bujqësore.
Në 25 vitet e fundit, pyjet në botë u tkurrën me 1.3 milionë kilometra katrorë. Që do të thotë se që nga viti 1990 ka humbur sipërfaqe pyjore sa madhësia e Afrikës së Jugut. Një tjetër krahasim është se që nga viti 1990, ne kemi humbur ekuivalentin e 1000 fushave të futbollit të pyjeve çdo orë.
Amerika Latine dhe Karaibet vijnë të dytat për nga sipërfaqja pyjore (pas Evropës dhe Azisë Qendrore), me rreth një të katërtën e totalit të botës. Që nga viti 1990, rajoni ka humbur rreth 970 mijë kilometra katrorë – 10 për qind të sipërfaqes së tij pyjore.
Shumë vende kanë përcaktuar një pjesë të tokës dhe detit si zonat të mbrojtura për të ruajtur habitate të bimëve dhe kafshëve. Deri në vitin 2012, më shumë se 14% e sipërfaqes së tokës në botë dhe rreth 10% e ujërave të saj territoriale kanë qenë të mbrojtura. Që nga viti 2012, Amerika Latine dhe Karaibet dhe Afrika Sub-Sahariane kanë zgjeruar ndjeshëm sipërfaqet e tokës nën mbrojtje.
Humbjet e pyjeve sipas vendeve të rajonit
– Shqipëria ka humbur 170 kilometër katrorë pyje që nga 1990.
– Kroacia ka rikuperuar 720 kilometër katrorë pyje që nga 1990.
– Mali i Zi ka rikuperuar 2010 kilometër katrorë pyll nga viti 1990.
– Kosova nuk ka humbur asnjë kilometër katrorë pyll që nga viti 1990.
– Bosnja ka humbur 250 kilometër katrorë pyll që nga viti 1990.
– Maqedonia ka rikuperuar 860 kilometër katrorë pyll që nga viti 1990.
– Greqia ka rikuperuar 7550 kilometër katrorë pyll që nga viti 1990.