BBC: Mijëra mbështetës të Trump sulmojnë qendrën e numërimit të votave në Arizona

Një qendër e numërimit të votave në qarkun Maricopa, Arizona, e gjeti veten duke u ballafaquar me dilemën nëse do të ndalonte punën dhe do të mbyllej.

E gjithë kjo pasi një turmë mbështetësish republikanë u mblodhën jashtë – duke iu përgjigjur pretendimeve në mediat sociale se votat që mund të ishin për Trumpin nuk do të llogariteshin, raporton BBC.

UPDATE: Now a massive crowd outside. Way more people than earlier. MCSO being called. Security worried they may try to make their way inside. #ABC15 pic.twitter.com/bhUpHuJFoI

Disa protestues, madje u futën në qendër dhe u shoqëruan. Zyrtarët duhej të thërrisnin departamentin e sherifit, por sportelet nuk e ndaluan punën e tyre.

Tashmë është shumë herët për të parashikuar rezultatin në Arizona. Që nga 06:00, me orën tonë lokale, 98 për qind e votave në qarkun Maricopa ishin numëruar, ku kryesues është Joe Biden – zyrtarët thonë se ata kanë më shumë se 70 mijë fletëvotimi akoma për tu numëruar.

Qarku, i cili përfshin qytetin e Phoenixit, konsiderohet një fushëbetejë në një shtet tradicionalisht republikan.

Exit mobile version