Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Islandës pritet të zhvillohet në Shqipëri më 18 nëntor, nëse është e nevojshme, sipas BBC-së.
Zhvillimi i kësaj ndeshjeje në Angli është në dyshim për shkak të ndalesës së re të udhëtimit të qeverisë britanike për vizitorët jobritanikë që vijnë nga Danimarka.
Islanda do të luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë tri ditë para se të përballet me Anglinë në Wembley më 18 nëntor.
Federata e Futbollit e Shqipërisë ka shprehur vullnet për ta ofruar një terren neutral për këtë ndeshje, nëse ndalesa nuk hiqet.
Federata e Futbollit e Anglisë e ka kontaktuar edhe Gjermaninë për mundësinë e zhvillimit të ndeshjes atje.