BBC: Nuk ka akoma një fitues në Arizona dhe Pensilvani, çfarë po ndodh

Nëse jeni konfuz tani, është plotësisht e kuptueshme.

SHBA nuk ka një organ zgjedhor mbarëkombëtar që mund të shpallë rezultatin e votimeve dhe mos harroni: gara presidenciale është më shumë si 50 palë zgjedhje të ndara që zhvillohen në mbarë vendin.

Një kandidati i duhen gjithsej 270 vota të kolegjit elektoral të grumbulluara në shumë shtete- dhe jo vota popullore- për të fituar.

Në mungesë të një sistemi zgjedhor kombëtar, amerikanët zakonisht presin që shtetet të shpallin fituesit nga tavolinat e medieve të mëdha. Këto vendime merren pas analizimit të të dhënave nga qendrat e votimit- dhe kjo është arsyeja se përse harta elektorale nuk duket njësoj kudo.

Më herët sot, një grup i analizave zgjedhore shpalli se Joe Biden ka fituar, pasi parashikoi një fitore në Pensilvani. Mediat që përdorin informacionet e këtij grupi e transmetuan këtë lajm.

Ndërkohë të tjera tavolina mediesh kanë parashikuar një fitore të Biden në Arizona, që e vendos Biden në avantazh me 264 vota elektorale, ndryshe nga 253 që kemi ne.

Këtu në BBC ne përdorim të dhënat nga Edison Research së bashku me rrjetin CBS. Ne nuk kemi projektuar akoma një fitues në Arizona apo Pensilvani pasi e konsiderojmë se është akoma herët.

Një gjë është e qartë në të gjithë bordin- Biden është në një pozicion të mirë tani, duke rritur epërsinë ndaj Trump. Por nuk ka përfunduar asgjë akoma.

Tani për tani, fjala e momentit mbetet: durim.

Artikulli paraprakTrump shpërthen kundër Gjykatës; Po numërojnë vota të ardhura pas zgjedhjeve!
Artikulli tjetër175 vatra të COVID-19 në Tiranë, kreu i urgjencës: Infeksioni është shpërndarë në masë të madhe