BE i kërkon qeverisë: Krijo kushtet për zgjedhje të lira

Dy komisionerët e Bashkimit Europian, Mogerini dhe Hahn i kanë kërkuar qeverisë të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe kanë bërë thirrje për të përmbushur Reformën në Drejtësi. Në deklaratën e tyre u bëhet thirrje palëve politike që të veprojnë me përgjegjësi për të zgjidhur ngërçin e krijuar. “Ndjejmë keqardhje për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik nuk bëhet jashtë, por brenda Parlamentit sipas praktikës ndërkombëtare. Qytetarët meritojnë një lidership të përgjegjshëm.
Ne u bëjmë thirrje përsëri liderëve të partive politike, që të veprojnë me përgjegjësi, të respektojnë institucionet dhe të krijojnë mundësi për zgjedhje demokratike sipas standardeve ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Exit mobile version