Bashkimi Europian i kujton liderëve të partive politike ligjin e dekriminalizimit. Rama e injoroi pak ditë më parë thirrjen e SHBA dhe BE dhe sfidoi ambasadorët e tyre, por SHBA dhe BE kanë reaguar duke i kujtuar zbatimin e ligjit.
MESAZHI I BE
Në Ditën Ndërkombëtare të Zgjedhjeve, ne vlerësojmë punën e kryer për të përmirësuar integritetin e zgjedhjeve në #Shqipëri 🇦🇱. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit, marrëveshja e qershorit dhe reforma zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSCE/ODIHR kanë qenë piketa të rëndësishme.
BE-ja 🇪🇺 i ka mbështetur fuqimisht këto arritje. Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, drejtuesit e partive kanë përgjegjësinë ligjore dhe morale për të siguruar që listat të përbëhen nga kandidatë me integritet.
Qytetarët shqiptarë meritojnë ligjvënës të cilët plotësojnë standarde të larta integriteti dhe të cilët do ta çojnë Shqipërinë më pranë BE-së. Qytetarët shqiptarë gjithashtu presin një fushatë cilësore që ofron një debat të informuar dhe propozime politikash, dhe larg sulmeve provokuese.