BE-ja gjobit gjigantët e teknologjisë amerikane! Apple do të paguajë 13 miliardë euro, ndërsa Google 2.4 miliardë euro

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) ka lënë në fuqi vendimin për gjobitjen me 2.4 miliardë eurosh të vendosur ndaj Google nga Komisioni Evropian, si edhe gjobën 13 miliardë euro ndaj Apple.

 

Gjoba ndaj Google buron nga një hetim antitrust i Komisionit Evropian që përfundoi në vitin 2017. Komisioni më pas vendosi se gjiganti i teknologjisë kishte favorizuar shërbimin e tij ndaj atyre të konkurrentëve të tij.

Google më pas apeloi vendimin në Gjykatën e Përgjithshme, gjykata e dytë më e lartë e BE-së, e cila gjithashtu la në fuqi gjobën. Kompania apeloi sërish në gjykatën më të lartë të BE-së, Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (ECJ), e cila e hodhi poshtë ankimimin.

Komisioni Evropian gjithashtu fitoi betejën gjyqësore kundër Apple, me gjigantin e teknologjisë amerikane që tani është urdhëruar të paguajë 13 miliardë euro taksa të prapambetura.

Exit mobile version