BE ndryshon strategjinë për zgjerimin, Franca: S’kemi ndryshuar qëndrim për Shqipërinë

Komisioni Europian do të prezantojë sot metodologjinë e re për procesin e zgjerimit. Agjencia Bloomberg shkruan se qëllimi është që të kënaqet presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili e ka bllokuar këtë proces.

Thelbi i propozimeve do jetë që vendet anëtare mund të bllokojnë negociatat me vendet që duan të anëtarësohen.

Por a do të thotë kjo metodologji e re se Franca do të japë dritën jeshile që Shqipëria të nisë negociatat? Sipas Bloomberg, një zyrtar francez tha se pozicioni i qeverisë së tyre nuk ka ndryshuar.

“Ndërsa metodologjia e re është e mirësardhur, ajo nuk do e rihapë automatikisht procesin e zgjerimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi këto janë dy tema të ndryshme,” shtoi zyrtari, duke mos pranuar të identifikohet në përputhje me rregullat e qeverisë franceze.

Artikulli paraprak“Pushime në ferr”/ 4 mijë persona të izoluar brenda kroçierës së infektuar me koronavirus
Artikulli tjetërTeatri i rradhës i Ramës me OFL…