Në emisionin “Kjo Javë”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ishte e ftuar përmes një lidhjeje direkte, mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas të SHBA-ve.
Muzina u ndal tek vaksina AstraZeneca, mbi 14 mijë doza të së cilës mbërritën mbrëmjen e djeshme në vendin tonë. Mjekja nënvizoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet që ajo sjell, e për këtë, kërkoi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.