BE-OSBE dënojnë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala: Dhuna ndaj gazetarëve, shenjë negative!

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas sulmit me armë të banesës së prindërve të gazeteres Klodiana Lala. Me anë të një postimi në “Tëitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsërisim mbështetjen për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri, ndërsa kërkon hetim sa më të shpejtë të ngjarjes.
“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, mbyllet reagimi.

OSBE dënon sulmin ndaj Klodiana Lalës: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar me forcë sulmin e sotëm ndaj gazetares Klodiana Lala.
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, OSBE u bën thirrje autoriteteve që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës.
Në reagim thuhet se “dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë”
Ja reagimi i plotë i OSBE-së
Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.
Ëe strongly condemn today’s attack against journalist Klodiana Lala, and urge the authorities to bring those responsible to justice. Truly free media play an essential role in democracy, and violence against journalists is a very negative sign about the health and freedom of society.

Artikulli paraprakSulmi me armë ndaj gazetares, protestë para Kryeministrisë
Artikulli tjetërSulmi ndaj gazetares/ Reagon ish-Presidenti Nishani: Do ulim kokën apo do luftojmë krimin?!