Bashkimi Europian ashpërson paralajmërimin për Shqipërinë sa i përket miratimit të reformës në drejtësi. Nga Shkodra përfaqësuesi i delegacionit Europian në vendin tonë Jan Rudolph kërkoi që klasa politike ta miratojë përpara pushimeve të verës reformën, pasi në të kundërt axhenda e ngarkuar e Bashkimit Europian do ta shtyjë pa afat rekomandimin për çeljen e negociatave. Realizimi i reformës do të përkthehet në rritje ekonomike dhe më shumë investime për vendin shtoi Rudolph. Sipas tij, kjo reformë do të sjellë klimë pozitive për biznesin dhe ekonominë në tërësi. Zyrtari i BE-së tha se reforma duhet miratuar brenda verës, pasi në të kundërt situata për Shqipërinë do të vështirësohet për zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani vitin e ardhshëm. “Zbatimi i saj do përmirësoje klimën e biznesit, sjell rritje investimeve dhe ekonomisë. Çdo gjë është gati prandaj duhet miratuar javët e ardhshme. Nëse nuk arrihet deri në verë do kemi një situatë vështirë. Viti që vjen Franca dhe Gjermania, kanë zgjedhje dhe agjenda BE është e ngarkuar nuk do vijë më ky shans. Nëse e miratoni, Komisioni Evropian jep rekomandimet për çelje të negociatave”. Rudolph ishte i pranishëm në prezantimin e projektit të financuar nga BE dhe UNDP “Fuqizimi social dhe ekonomik për romët dhe egjyptianët”. Së bashku me drejtuesit e bashkisë Shkoder ai vlerësoi këtë projekt që synon integrimin e plotë të këtyre shtresave në shoqeri, duke reduktuar në radhët e tyre varfërinë dhe pabarazinë. Projekti në total prej 4 milion eurosh ka një sërë kompetencash përfshirë: punësimin, zhvillimin lokal, përfshirjen sociale dhe aksesin në shërbime bazë. Për Shkodrën përfituese janë 92 familje rome me afërsisht 443 banorë dhe 2000 egjyptianë.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Dera e Demokratëve Euroatlantikë mbetet e hapur për çdo faktor...
Në një intervistë për televizionin MCN, Lulzim Basha theksoi se dera e Demokratëve Euroatlantikë mbetet e hapur për çdo individ apo faktor politik që...