Komisionieri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi reagoi sërish ndaj kryeministrit Rama për çështjen e Kodit Zgjedhor.
Varhelyi bën thirrje që mazhoranca të presë përgjigjen e Venecias përpara se të bëjë rivotimin në Kuvend.
“Jam i kënaqur që kryeministri Edi Rama mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut.
Prandaj do ishte e matur nëse do të presim që të dorëzohet para rivotimit në Kuvend.
Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”,shkruan ai.
Dje Rama me anë të një postimi në Tëitter këmbënguli edhe një herë se nuk do të të tërhiqet nga rrëzimi i dekretit të Presidentit dhe do të votojë në Paralament pikë për pikë Kodin Zgjedhor.