Brukseli nuk e miraton projektin e Ramës për të ndërhyrë me polici në këto moment tek Teatri. Ambasadori i BE në Tiranë deklaroi sot në një konferencë shtypi se qeveria duhet të bëjë transparencë për Teatrin dhe se duhet respektuar ligji. BE kërkon konkurrencë reale në tender për Teatrin dhe pa qasje diskriminuese në treg.
Rama ka përcaktuar deri tani si fituese të vetme të tenderit kompaninë e tij të pastrimit të parave atë të “Fushës” gjë që ka sjellë edjhe mos pajtim nga ndërkombëtarët. Ambasadori Soreca ka kërkuar që të dëgjohet zëri i qytetarëve duke u shprehur për lirinë e fjalës. Soreca tha se ishte takuar me regjisorin, Budina, i cili ishte dhe i pranishem ne konferencen e ambasadorit.
Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca komentoi debatin e fundit që ka përfshirë politikën në javët e fundit për Teatrin Kombëtar. Ai tha se nuk është BE-ja ajo që duhet të thotë nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, pasi këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare, por kishte vetëm një kërkesë, respektimin e standardeve europiane për tenderin dhe konkurrencën e lirë.
“Dëshiroj të them se kjo është cështje shumë e rëndësishme edhe është pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare ku janë përfshirë shumë ndjesi edhe interesa. Për këtë arsye është një çështje delikate edhe e politizuar.
Nuk duhet të jemi ne ata që themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Ashtu sikur e dini edhe ju pozicioni ynë ka qenë i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar, BE i ka bërë thirrje qeverisë që të jenë transparent edhe pa qasje diskriminuese në treg.
Ky duhet të jetë parimi që duhet të udhëheqë autoritetet shqiptare, prandaj është lancuar edhe tenderi për më tej. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë kritere të qarta edhe transparente, edhe të ketë një qasje të drejtë per këtë cështje.
Ajo që është e rëndësishme për ne është sundimi i ligjit, procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE-së, mesa di tenderi është i hapur deri në 19 shtator. E rëndësishme është edhe konkurrenca e lirë dhe e drejtë” tha ai.