BE të mos injorojë atë që po ndodh në Ballkan

Carl BILD

Liderët e Bashkimit Europian papritur janë zgjuar me një realitet të ri në Ballkan. Në samitin më të fundit, ata theksuan nevojën për angazhimin e shtuar të BE-së për të ruajtur stabilitetin dhe për të larguar influencën ruse në rajon, shkruhet në artikullin e publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.
Por situata gjeopolitike e vendeve të Ballkanit nuk duhet të vijë si surprizë. Pas të gjithave, ndarjet postotomane, që nga Bihaci në veriperëndim të Bosnjës deri në Basra të Irakut në brigjet e Gjirit Persik, kanë qenë vazhdimisht një burim rajonal dhe global i destabilitetit që nga rënia e Perandorisë një shekull më parë.
Kur Perandoritë Habsburge dhe Otomane ranë në fundin e Luftës së Parë, u bënë përpjekje për të themeluar shtete moderne në Ballkan, pavarësisht diversitetit rajonal dhe kulturor. Që nga ajo kohë, nacionalizmi është ndezur vazhdimisht gjatë jetës civile në rajon, duke nxitur konfliktet njëri pas tjetrit.
Jugosllavia u krijua për të menaxhuar këto kontradikta politike, por solli përçarje në Smyrna, Srebrenicë, Sinjar dhe kudo pasqyrohen tiparet e vjetra të jetës perandorake.
Jugosllavia u përmbys në fillimvitet ‘90, duke sjellë një dekadë me luftëra brutale nga Kroacia deri në Kosovë. Emergjenca e shtatë shteteve të reja qartësoi se stabiliteti i rajonit do të varej vetëm nga një kornizë e re e quajtur BE. Për shkak të suksesit të dikurshëm në zgjidhjen e konflikteve të tjera, BE-ja u ngarkua me detyrën për të zgjidhur ndasitë nacionaliste të rajonit dhe të shuante konfliktet etnike.
Në Samitin e BE-së më 2003-shin në Selanik, delegatët u betuan solemnisht se do të integronin të gjithë vendet e Ballkanit si anëtare të bllokut. Ky premtim do të ishte aq i vështirë për t’u mbajtur, saç ishte i rëndësishëm për t’u dhënë. Kur problemet emergjente të Ballkanit u zgjidhën, liderët europianë hamendësuan se siguruan paqen për rajonin.
Pasi Jean-Claude Juncker u caktua Presidenti i Komisionit Europian më 2014-n, ai konfirmoi status quo-në duke deklaruar se BE-ja nuk do të ketë një zgjerim të mëtejshëm të paktën në pesë vitet e ardhshme të mandatit të tij. Deklarata e Juncker ishte teknikisht e saktë, por politikisht katastrofë.
Pra, çfarë duhet të bëhet? Për Europën, e vetmja rrugë përpara është vendosja e pushtetit të saj të kontrollit, ndërkohë që përshpejton integrimin europian. Për të zgjidhur rreziqet në Ballkan, BE-ja duhet të tregojë se ka vullnetin dhe mjetet për të vepruar.
Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së gjithashtu është i nevojshëm. Vetëm Sllovenia dhe Kroacia i është bashkuar bllokut deri më tani dhe anëtarësimi për vendet e mbetura të Ballkanit do të kërkojë kohë. Por reformat e nevojshme për t’i bërë këto vende të denja për t’u anëtarësuar duhet të përshpejtohen.
Sfidat e BE-së janë shumëfishuar në vitet e fundit, por liderët e BE-së kanë një zgjidhje të qartë për sa i përket Ballkanit: ose të merren me problemin, ose problemi do të merret me to.

Exit mobile version