BE: TikTok të hetohet, është projektuar që të krijojë varësi

Brukseli njoftoi një hetim që synon platformën e mediave sociale TikTok për dështimet në mbrojtjen e të miturve, i dyti i këtij lloji sipas rregulloreve të reja evropiane pas platformës X (ish-Twitter), e cila u hap në dhjetor.

Komisioni Evropian shpjegoi se ka filluar “një procedurë zyrtare” për të vendosur nëse TikTok, ka shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale për të miturit”, “transparencën e reklamave”, “qasjen në të dhëna për studiuesit”. Por edhe ‘risqet që lidhen me faktin se platforma në fjalë është projektuar në një mënyrë që të krijojë varësi’ dhe ‘përmbajtje të dëmshme’.

Akti i Shërbimeve Dixhitale hyri në fuqi të plotë të shtunën dhe detyrimet që ajo ofron tashmë po vendosen në të gjitha platformat në internet, nën kërcënimin e gjobave, për të mbrojtur më mirë përdoruesit nga përmbajtja e paligjshme.

Artikulli paraprakMakineri golash/ Talenti shqiptar “pa frena”, gjen rrjetën e 16-të në kampionatin italian
Artikulli tjetërDuhan në shkolla! Adoleshentët po e përdorin rëndom edhe në ambientet mësimore