Befasi! Barcelona shumë afër nënshkrimit me Kevin-Prince Boateng

ky Sport Italia raporton që ylli i Sassuolos, Kevin-Prince Boateng është rrugës për t’ju bashkuar Barcelonës
Sipas Gianluca Di Marzio, Barça e ka identifikuar Boatengun si “lojtarin e duhur” për ta forcuar vijën e tyre të sulmit gjatë këtij muaji.
Si rrjedhojë, katalunasit kanë arritur “marrëveshje në parime” për ta marrë 31 vjeçarin si “një huazim të shtrenjtë me tetë milionë opsion për blerje”.
Ish sulmuesi i MIlanit ju bashkua Sassuolos nga Eintracht Frankfurt verën e kaluar ku ka shënuar pesë gola në 15 paraqitje.
Ai ka tashmë një përvojë në futbollin spanjoll pasi që ishte në Las Palmas ku kishte shënuar 10 herë në 28 ndeshje në La Liga.
Barça është në treg për ta forcuar sulmin pasi që humbi Paco Alcacerin për Borussia Dortmundin, kurse Ousmane Dembele pritet të jetë jashtë për disa javë, e nga skuadra pritet të largohet edhe Malcom.

Exit mobile version