Befason Alegri

Juventusi pret Atalantën në Torino për Kupën e Italisë në fazën e 1/8-ave, me tifozët bardhezi që presin të tjera dhurata nga drejtuesit sa i përket merkatos, por nuk ka pritshmëri në këtë aspekt trajneri Masimiliano Alegri, i cili theksoi se ka ndërmend të afrojë dy lojtarëve të akademisë.
“Nuk pres asgjë nga merkato dhe nuk kam kërkuar gjë. Juventusi duhet të marrë lojtarë që mund të na përmirësojnë teknikisht. Kur ka qenë mundësia, shoqëria gjithmonë ka ndërhyrë në merkato. Preferoj të marr në skuadrën e parë dy lojtarë të rinj”, u shpreh Alegri.
Trajneri toskan shpjegoi më tej se situata me Evranë nuk ka ndryshuar, lojtari ka marrë kohën e nevojshme për të vendosur se çfarë do të bëjë, të qëndrojë apo të largohet. Duke iu kthyer ndeshjes me Atalantën, Alegri theksoi se do të zbresë në fushë formacioni më i mirë.
“Nuk do të ketë rotacion, përveç ndonjë rasti, sepse në mbrojtje nuk kemi shumë alternativa. Chiellini është i skualifikuar, ndërsa për Bonuccin të shohim nëse do të bëhet gati të paktën për ta nisur nga stoli. Në mesfushë dikush mund të pushojë, ndërsa Dybala ka nevojë të luajë në vazhdimësi. Pjaca mund të luajë një pjesë lojë. Nuk duhet ta shohim takimin me Atalantën si një finale, por nëse nuk futemi në fushë me mentalitetin e duhur, mund të eliminohemi”, tha ai.
Për vendimin e FIFA-s që Botërori i vitit 2026 të zhvillohet me 48 skuadra, Alegri u shpreh:
“Si trajner ekipi do të thosha janë shumë, ndërsa po të isha në krye të një përfaqësueseje për mua do të ishte ‘ok’. Futbolli po globalizohet, ka dalë në skenë Kina e Rusia, që po kërkojnë të gjejnë formulat për të rritur të ardhurat. Futbolli është kthyer në biznes e ne duhet të përshtatemi”, përfundoi Alegri.
Juventusi kërkon zëvendësuesin e Patrice Evra. Mbrojtësi i krahut të majtë të bardhezinjve ka vendosur të marrë disa ditë pushim duke mos iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit, por më shumë sesa një periudhë relaksi Evra është pranë lamtumirës me Juventusin. Brenda kësaj jave pritet të vijë edhe divorci. Mungesa e francezit në takimin kundër Bologna-s ishte një mesazh i qartë. Sidoqoftë drejtuesit e klubit bardhezi nuk ndihen të shqetësuar për këtë fakt. Trajneri i kampionëve të Italisë, Masimiliano Alegri nuk i mungojnë alternativat. Ai do të mbështetet tek Kawdo Asamoah dhe i riu Federico Mattiello.

Exit mobile version