Behrami përgatitet kundër Shqipërisë

Valon Behrami mendon se Zvicra duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila luhet më 11 qershor.
Mesfushori kosovar, Valon Behrami është me mendje te ndeshja e parë të Euro 201 ndaj Kombëtares shqiptare, e cila luhet më 11 qershor.
Ai mendon se ekipi helvetik duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë, e cila luhet më 11 qershor.
“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve, pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht”, ka deklaruar Behrami.
Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvetike dhe dy gola të shënuar.

Artikulli paraprakBrahimi nuk luan për Kosovën
Artikulli tjetërShala: Nuk iki nga Shqipëria