Bëhuni gati!

Bledi KASMI

Ata janë pranë dilemës të një fundi të tmerrshëm apo të një tmerri pa fund. Bëhuni gati ti rezervoni fundin e denjë kësaj organizate në qeveri.
Ajo që u konsiderua si një komplot për krijimin e “liderëve të fortë” që do të merrnin përsipër ndryshimin e kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës në dëm të shqiptarëve dhe për interes të Serbisë dhe Geqisë ka dështuar. Plani është bllokuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm serb, Daçiç.
Si duhet të përkthehet kjo politikisht në kontekstin e Shqipërisë?
E keni parë këtë që drejton organizatën kriminale në qeveri se si është tërbuar javët dhe ditët e fundit? Konstatojeni këtë tek fytyra e përdhunuar e Prokurorisë që ka rrëshqitur drejt një çmendurie ku thërret kreun e opozitës pse ka denoncuar përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit, ndësa deputeti tjetër i opozitës, Salianji ishte në prag të arrestimit vetëm se denoncoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit të Brendshëm.
E shikoni nervozizmin e tyre, por duhet të kuptoni arsyet se përse kanë arritur në këtë pikë në një kohë që duhet të ishin më të qetë se kurrë, sepse i kanë të gjitha pushtet të përqëndruara në duart e tyre. Po ndodh e kundërta dhe kjo e ka një shpjegim. Opozita e qetë dhe qeveria e tërbuar. Opozita e sigurtë dhe organizata kriminale në panik.
Tërbimi i Ramës nuk vjen nga shpërthimi i skandaleve, se ai është mësuar me të tilla ngjarje që vetë ai dhe banda përreth prodhojnë për çdo ditë. Halli i tij i madh është gjetkë. Atij i ka rënë skema e qëndrimit në pushtet për një afat të pacaktuar përmes të qenit faktori kryesor tek një pjesë e ndërkombëtarëve që e mbështesnin atë deri dje për kopsitjen e ndarjes së Kosovës dhe shitjes së detit tek Greqia.
As Kosova nuk do të ndahet dhe as deti i Shqipërisë nuk do të falet. Vula është vendosur në Shtetet e Bashkuara, rrjedhimisht teroria e “liderëve të fortë” që duhet të ndryshonin kufijtë ka rënë bashkë me Ramën në Shqipëri dhe Thaçin në Kosovë.
Rama ka dështuar së qeni një faktor i dobishëm në rajon. Ai është tashmë i defaktorizuar bashkë me skemën e tij që mund të ndizte flakët e luftës në rajon.
Ai nuk i nevojitet më askujt dhe në të tilla raste ata që të mbështesnin deri dje, tani të flakin si një limon i shtrydhur. Kjo po ndodh me Ramën. Ai e di këtë dhe është i ndërgjegjshëm se është në prag të fundit, që vërtet mund ta ketë të tmerrshëm.

Exit mobile version