Kandidati i partisë Demokratike për bashkinë Tiranë, Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me banorë në zonën e Saukut.
Ai dëgjoi nga afër shqetësimet kryesore të banorëve, që sipas tyre lidhen me mungesën e asfaltimit të rrugëve si edhe rruga “Dhimo Dhima”, e mbushur me gropa dhe e lënë në harresë. Banorët u ankuan se nuk kanë patur asnjë shërbim nga bashkia, madje edhe kanalizimet e ujërave të zeza i kanë kryer vetë.
Bejko u angazhua se me zgjedhjen në krye të Bashkisë do te shtrohen të gjitha rrugët jashtë zonës urbane me projektin 250 km rrugë të reja për gjithë zonat e harruara. Ai akuzoi kryetarin Veliaj se abuzon me fondet që janë mbi 200 ml euro me koncerte, por harron që ka një Tiranë edhe jashtë unazës.