Bejko: Rifutja në skenë e ‘pazarit të 2008’ , rrit pesimizmin e shqiptarëve se këtu nuk ka shpresë më

Duke analizuar situatën politike në vend, nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Bilardo në MCN’, të Denis Dyrnjajës, tha se sot politika në vend po konsumon veten.

Sipas tij, rifutja në skenë e ‘pazarit të 2008’ , rrit pesimizmin e shqiptarëve se nuk ka shpresë më me kasën e vjetër të politikë shqiptare.

“Sot vetëm drejtësia përbën ngjarje sepse politika nuk është se po prodhon ndonjë gjë të madhe.

Politika thjesht po konsumon vetveten, duke u nisur në aleanca të vjetra, mos të themi 32 vjeçare, në aleanca që nga 2008 e tej. Rama-Berisha na u përsërit edhe një herë aleanca midis elitës politike e cila ka kodet e vete atë mirëkuptimit edhe kur nuk merren vesh.

Kështu që rifutja në skenë e pazarit të 2008 nuk është ndonjë lajm, thjesht tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve dhe rriti dhe pesimizmin te ata qytetarë që janë aktiv për të kuptuar se nuk ka shprese me këtë kasë të vjetër politike, për të arritur objektivat.

Një nga objektivat e parë që duhet të arrijnë shqiptarët është që të paktën të ndalin largimin masiv të qytetarëve te vet dhe pastaj të arrijnë një stad të ri që ti bëjnë qytetarët të rikthehen edhe një herë në vendin e tyre.”

Artikulli paraprakShfajësimi për dosjen 5D/ Kalemaj: Mesazhi i Veliajt paradoksal dhe i koduar
Artikulli tjetërNuk do të vuloset kurrë antiamerikanizmi në Shqipëri!