Në një intervistë me Ora News, nënkryetari i PD-së, Roland Bejko u shpreh se PD-ja ka nxjerrë mësimi nga e shkuara dhe nuk përsërit të njëjtën gabim më si me djegien e mandateve.
Ai shtoi se rruga që ndoqën ë kolegët Foltores ka qenë e gabuar në Kuvend kohët e fundit me bllokime dhe kanë shërbyer Ramës, duke e dëmtuar opozitën.
Bejko: Rama këtë sjellje ka pasur qysh nga 2013 dhe nuk duhet harruar që PD-ja ka marrë veprime ekstreme në raport me sjelljet e kryeminatori nën raport me ekzekutivin dhe legjislativin. Në këto kushte opozita dogji mandatet dhe nuk mori në zgjedhje pjesë, duke dalë në institucione duke iu drejtuar parapolitikës duke i tërhequr vëmendjen faktorit ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk piu ujë dhe patëm një reagim të ashpër.
PD-ja ka nxjerrë mësimi nga e shkuara dhe nuk përsërit të njëjtën gabim më. Edi Rama me arrogancën e tij është gati-gati në kufijtë e një regjimi tiranik. Mos lejimi për ngritjen e komisioneve hetimore forcon pozitat autoritare të Ramës. Edhe rruga që ndoqën kolegët tanë të Foltores ka qenë e gabuar dhe i shërbeu Ramës, duke e dëmtuar opozitën. Rama kështu e shfrytëzoi parlamentin për të miratuar ligjet e tij dhe për t’i ikur vëmendjes.