Bejko shpalos planin e detajuar, si do të zgjidh çështjen e trafikut në Tiranë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko shpalosi planin e detajuar, si do të zgjidh çështjen e trafikut në Tiranë. Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se Tirana e vërtetë nuk është ajo që paraqet Erion Veliaj në klipe.

Ai u shpreh se Tirana rurale është lënë në harresë ndërsa ajo urbane është betonizuar.

Bejko tregoi planin e PD për të zgjidhur problemin e trafikut në Tiranë, që përfshin 5 parkime mbi dhe nëntokësore në 5 hyrjet e Tiranës, taksim për makinat që duan të hyjnë në Tiranë dhe karta e rezidentit për vendasit.

“40 mijë mjete vijnë në Tiranë çdo ditë, do ndërtojmë 5 parkime nën dhe mbitokësore dhe nga aty më pas njerëzit mund të lëvizin me një autobus ekspres për në Tiranë siç ndodh në metropolet e Evropës. Të ardhurit do ta kenë më të vështirë të futen në Tiranë se do të taksohen. Trafiku zgjidhet në origjinë, aty ku fillon”, tha Bejko.

Exit mobile version