Bejko takim me demokratët e Njësisë 5: Së bashku për një qytet të pastër dhe me mundësi për qytetarët

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko ka zhvilluar një takim me demokratët e njësisë 5. Së bashku me anëtarët e strukturës së njësisë dhe qytetarë, Bejko theksoi problematikat e zonës si: Kafshimi qe po i behet Liqenit Artificial nga kompanitë e oligarkëve, mungesën e parkimeve publike në lagje si dhe taksat e larta vendoe. Bejko theksoi se po punohet per nje program gjitheperfshires per Tiranen, ku do te evidentohen dhe problemet dhe do te jepen zgjidhje realiste. Më poshtë statusi i tij ne rrjete sociale
“Njësia 5 në Tiranë është ndër më të populluarat, por gjithashtu mbart shumë probleme, që lidhen me mungesën e hapësirave publike, mungesën e parkimit dhe taksat.

Në një takim që mbajta me banorë të kësaj zone, u njoha me problemin e madh të mungesës së hapësirave publike, dhe problemi akut i parkingjeve.

Banorët denoncuan Bashkinë Tiranë, se po rrëmben edhe pjesë nga Parku i Liqenit, duke ua bërë më të vështirë jetesën dhe uzurpuar hapësirat publike për ndërtime nga oligarkët.

Ju premtova se vota e tyre sjell ndryshim!

Duke filluar nga parkimet dhe hapësirat e gjelbërta, ekipi jonë ka hartuar një program që do të shtojë ndjeshëm parkingjet publike në mandatin e parë dhe ndërtojë një park të ri, në çdo lagje, si një domosdoshmëri për një qytet të pastër dhe me #frymëmarrje për Tiranën.”

#Voto6 #VotoPD9 #VotoRolandBejko
#FrymemarrjeperTiranen
#FrymemarrjeperShqiperine #ZgjidhPartineDemokratike #Demokratëtjanëbashkë #EardhmjaështëPD

Artikulli paraprakBerisha urdhëron: “Votoni Ilir Metën”.
Artikulli tjetërBasha ndan foton nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës