Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, flet për betejën e Tiranës dhe garën përballë 5 rivalëve.
Bejko komentoi kundërshtarin kryesorë politik, Erion Veliaj për të cilin thotë se mbjell pemë për të hequr imazhin e betonit, që sipas tij ka betonizuar Tiranën në këto 8 vite që ka qeverisur kryeqytetin.
“Tiranës ia ka marrë frymën politika. E di që e ka qelbur diku dhe mundohet të krijojë imazh për ta rregulluar diku, ka mbjellë 8 mln metër katrorë beton, që i bie gati 1 mln metër katrorë në vit, i duhet që të mbjellë ndonjë pemë të shuajë imazhin e betonit.
Shqipëria, është qyteti më i betonizuar, hapësirat e gjelbëtra mungojnë. Tiranës ia ka zënë frymën, qeveria e cila përfaqëson oligarkinë politike, Rama, Berisha dhe Meta.
Pjesa tjetër janë oligarkia financiare dhe ekonomike që është ortake, kanë pastruar në Tiranë 1.6 mld euro”, tha Bejko.