Bejko: Vota për Ramën, Berishën e Metës, nuk do sjellë asnjë ndryshim, vetëm rrënim

Ditën e sotme Kandidati për kryesinë e Bashkisë së Tiranës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me strukturat e PD njësia nr 6 në Tiranë. Gjatë fjalës se tij, Bejko flet midis dallimit të tij dhe politikanëve të tjerë të cilët garojnë sëbashku për kryesinë e Bashkisë, ku thekson se ndryshimi i tij nga të tjerët ka të bëj me investimin në profesionalizëm dhe përgjegjësinë e tij në cdo angazhim politik, e ndërsa kundershtarët e tij politik i quan të gjithë bashkë.

Shumë njerëz pyesin që edhe ju keni 32 vite që merreni me politikë, ku është ndryshimi mes Saliut, Edit, Ilirit, Erionit, Belindit dhe ty. Ndryshimi qëndron këtu, në 32 vite unë nuk jam korruptuar, kam ruajtur dinjtetin tim, jam përpjekur ta rris veten time duke edukuar dhe shkolluar brenda dhe jashtë vendit.

Në 32 vite unë kam investuar nga jeta ime për të qenë një profesionist i mirë i menaxhimit dhe pushtetit vendor. Në 32 vite aty ku më ka emëruar qoftë Berisha apo kushdo tjetër e kam nderuar me punën time, duke realizuar rekorde pozitive në atë punë gjë që për shtat nuk i ka shkuar Berishës t’i përmendë këto arritje.

Arritjet s’kanë qenë vetëm të miat, arritjet kanë qenë të demokratëve, arritjet kanë qenë të atij që ka qenë kryeministër por që nuk zgjodhi modelin tim në krah, por zgjidhi modelin e atyre që kishte ndarë para, pushtet, servilizmë, korrupsion. Kjo na ndan ne, mua dhe Berishën dhe juve që jeni këtu.

Na ndan fakti që s’jemi berishist, e kemi mbështetur për t’u bërë kryeministër, kemi investuar ne për ju të rinjtë, familjet tuaja në 32 vite që PD të lartësohej, të bëhej një PD demokratike dhe europiane që ta integronte Shqipërinë në BE.

Asgjë nuk u bë e plotë, gjithçka ngeli në mes sepse kjo klasë politike nuk e kishte mendjen të përfaqësonte mision moral, misionin e Shqiptarëve për ta çuar Shqipërinë në Europë, por kishin për mision pushtetin personal me qëllim që të pasuronin klanin e familjen e tyre, në mënyrë që të mbanin pushtetin e përjetshëm si brenda partisë edhe në qeverisjen e vendit.
Prandaj Edi Rama sot del në një poster ku i ka vënë të gjithë bashkë, në fillim ishin tre, Edi, Saliu dhe liri, tani u bën 5.

Atë që kam që nga dita e parë e fushatës që e artikuloj që them që ata të 5 janë bashkë, aty bashkë i kemi në posterat që kanë çdp kënd, çdo rrugë, çdo lagje të Tiranës. Ata janë bashkë në ndarjen e pasurisë publike, parcelave të ndërtimit, ku ndërton oligarkia politike, familjarët e tyre dhe oligarkia ekonomike e financiare në bashkëpunim me krimin e organizuar, prandaj çmimet e banesave kanë vajtur atje ku nuk mundesh dot.

Sidomos të jesh një i ri, ta blesh në këtë jetë, do duhen edhe 5 jetë të tjera të blesh këto banesa në qendër të Tiranës. Ne e denoncojmë këtë aferë, këtë bashkëpunim të tyre.

Artikulli paraprakIsh të përndjekurit mbështesin listën e Partisë Demokratike
Artikulli tjetërAlibeaj me demokratët e Matit: Besojmë te një PD që kërkon të përfaqësojë vlerat më të mira të së djathtës