Kandidati i pavarur për Komunën e Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas numrimit të disa qendrave të votimit për të cilat sipas KQZ-së në të cilat po prin kandidati i PDK-së, Fadil Nura.Jashari në një postim në Facebook ka thënë se mbështetja e qytetarëve, Exit Poll-et nuk përkojnë me rezultatin zgjedhor të KQZ-së.“Gjatë ditës kemi raportuar për parregullsi të mëdha si blerje votash, shantazhe e presion tek votuesit. Nga vëzhguesit tonë në vendvotime deri me tani janë raportuar për raste të fletëvotimeve të pavulosura në rreth 11 Qendra të Votimit, situatë kjo e cila dëshmon për ekzistencën e blerjes se votës me sistemin e njohur si “treni bullgar””, ka shkruar Jashari në Facebook.Tutje ai shtoi se mungesa e komisionerëve ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë votën e qytetarëve.“Idealit dhe Drenicës duket se me manipulime, blerje votash iu vjedh fitorja dhe e ardhmja nga ata që janë pasuruar duke vjedhur Kosovën”, shton tutje Jashari.
Ai ka thënë se pas mbledhjes së fakteve të shumta për manipulime do të kërkojë drejtësi për manipulimet e bëra në këto zgjedhje në Skenderaj.“Ne do të presim numrin e votës se fundit për të dalur me njoftimin e ri”, ka thënë tutje Jashari deri sa ka përfunduar këtë shkrim me fjalinë “I juaji çdo herë Bekim Jashari!”.Sipas rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor, Fadil Nura është duke prirë në bazë të numërimit të votave në 46 qendra të votimit ku janë numëruar votat.Gjithsej në Skenderaj janë 75 qendra të votimit me gjithsej 53 mijë e 479 votues me të drejtë vote.Pas Nurës, në vend të dytë sipas rezultateve të KQZ-së është Bekim Jashari me 39.98 përqind të votave.