“Bekimi” i Ronaldos

Në një skuadër të madhe diferencën shpesh e bëjnë yjet e mëdhenj, por te një skuadër si Reali që vjet dukej se do të mbetej pa asnjë trofe, diferencën, të paktën sipas Cristiano Ronaldos e bëri Zinendine Zidane. Ylli portugez me ardhjen e trajnerit francez në krye të stolit los blancos duket se u ndje më i motivuar dhe në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, ai pranoi se suksesi në Champions i dedikohet pikërisht trajnerit:  “Zidane ishte çelësi i suksesit tonë. Ai erdhi, punoi shumë dhe punoi mirë, duke na motivuar dhe ne në maksimum. Është një profesionist i jashtëzakonshëm dhe një njeri i mrekullueshëm. Sipas mendimit tim pika e fortë e Zidane është pikërisht qetësia që ai transmeton te futbollistët. Janë të rrallë trajnerët që të bëjnë të fitosh Champions me vetëm 6 muaj. Besoj se ai meriton vlerësimet e të gjithëve”.

ër sezonin e kaluar

“Sezoni i kaluar u mbyll me sukses. Fitova Champions-in dhe u shpalla golashënuesi më i mirë. Ky ishte maksimumi që mund të fitojë një lojtar. Për mua ishte një nga vitet më të mira në karrierë, ndoshta më i miri, pasi arrita të fitoja edhe Europianin me Portugalinë. Për një lojtar ka rëndësi të madhe edhe suksesi me kombëtaren”, nënvizoi CR7.

Penalltitë

“Gjatë një penalltie zemra rreh më fort se normalisht, sidomos kur ajo është vendimtare. Për mua kanë pasur rëndësi fitoret, pikët dhe jo penalltitë me Realin. Në 11-metërsh e gjithë vëmendja është te ty dhe presioni është më i lartë. Stërvitem gjithmonë për të qenë i saktë, pasi të japin adrenalinë…”

Për Zidanin

“Zinedin Zidan ishte çelësi i suksesit tonë sezonin e kaluar. Ai punoi fort dhe mirë për të funksionuar si ekip. Zidan është një personalitet futbolli dhe një nga aftësitë e tij të mëdha është t’i japë lojtarit besim dhe qetësi. Më thoni, cili trajner mund ta fitojë trofeun më të rëndësishëm për 6 muaj? Zidan meriton komplimente dhe jam shumë i kënaqur që bashkëpunoj me të”, u shpreh portugezi.

Mbrojtjen e Champions-it

“Duke luajtur për klubin më të mirë në botë, Real Madridin, qëllimi është gjithmonë fitorja e Champions-it. Natyrisht, Liga e Kampionëve është trofeu që do të thotë më shumë për ne. E ka fituar më shumë se kushdo tjetër. Ka ditur si të thyejë konkurrencën e lartë të Europës. Edhe pse dy herë radhazi nuk e ka fituar asnjë klub, për ne do të jetë një sfidë e madhe”, deklaroi Ronaldo, duke shtuar në fund për lojtarin e vitit në Europian dhe “Topin e Artë”.
“Ndihem i nderuar dhe krenar për fitoren e lojtarit më të mirë nga UEFA. Shpresoj që në janar të fitoj edhe ‘Topin e Artë’. Natyrisht, këto çmime nuk fitohen vetëm. U jam mirënjohës edhe kolegëve të mi”, përfundoi CR7.

Artikulli paraprakUEFA: 2015 uli humbjet për klubet europiane
Artikulli tjetërGuardiola injoron Barçën e Bajernin