Belgjika rikthen vizat për shqiptarët

Belgjika rikthen vizat për shqiptarët. Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht këtë të dielë në aeroportin e Rinasit.

Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga Ministria e Brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.

Altin Kuqi, njëri prej qytetarëve tha se, kjo kërkesë ‘last minute’ ka shkaktuar irritim te shumë nga pasagjerët.

Sipas tij, ky kufizim i lëvizjes jashtë vendin duket si një rikthim i vizave pasi ai shton se edhe në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europiane.

Deri tani nuk ka asnjë lajmërim apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem. /Lapsi.al

Exit mobile version