Belgjika shkatërron Hungarinë

Belgjika nuk zhgënjen pritshmëritë, skuadra e Mark Wilmots kalon në çerekfinalet e Euro 2016, pasi gjunëzoi 4-0 Hungarinë. Rezultati më i thellë në këtë Europian deri më tani, dhe të mendosh që belgët patën edhe luksin për të shpërdoruar. Të premten tani i pret përballja me Uellsin. Në formacionin hungarez e niste në udhëheqje të sulmit Adam Szalai, në 4-2-3-1 e Belgjikës shumë klas përpara me Hazard, De Buryne dhe Mertens pas shpatullave të Lukakut. Belgët më agresivë që në fillim dhe u shpërblyen që në minutën e 10, krosim penelatë në zonë nga De Bruyne dhe Alderweireld i shpëton markimit për të shënuar me kokë.
Belgjika në avantazh, ishte kjo hera e parë që belgët shënonin në pjesën e parë në këtë europian. Skuadra e Wilmots pati dhe disa raste për shënim, në të 35-ën traverës e De Bruyne, topi ishte duke shkuar drejt rrjetës, por Kiraloy me majat e gishtave devijoi topin, duke bërë ndoshta pritjen më të mirë të këtij europiani. Hungaria u përpoq të reagonte, në të 42 Hazard kërkoi Mertens me goditjen e lojtarit të Napolit që u neutralizua nga Kiraly, është padyshim meritë e portierit me tuta që Belgjika nuk arriti ta mbyllte ndeshjen në pjesën e parë dhe në të dytën, Hungaria e nisi më kërkuese me Szalai që tentoi me kokë në të 54-rt, ndërsa në të 66 një goditje e devijuar nga Alderweireld testoi reflekset e mrekullueshme të Courtois, për t’i dhënë një goditje shpresave të hungarezëve mendoi Mitchy Batshuai, i futur në lojë vetëm prej pak sekondash, veprim i bukur i Hazard që bëri një auto pasim dhe i ofroi një top të artë që sulmuesi i Marsejës e çoi aty ku duhet.
2-0 dhe Belgët të çliruar krejtësisht e bënë bilancin edhe më të dhimbshëm për Hungarin me Eden Hazard që këtë herë bëri gjithçka vetë, kaloi dy kundërshtarë dhe çoi topin në rrjetë. 3-0, 10 minuta nga fundi dhe një përmbysje as që mund të imagjinohej, por makthi i Hungarisë që ishte në lojë deri në minutën e 78 nuk kishte mbaruar, pasi pas një asisti të shkëlqyer të Naingolan Carrasco krejt i vetëm vulosi shifrat 4-0, për të shënuar dhe rezultatin më të thellë të Francë 2016.

Artikulli paraprakTërhiqet Mesi!
Artikulli tjetërKryeministri që vrau vendin e tij