Këlliçi: Landfilli i Sharrës është një skenë krimi. 11 milion euro i vidhen shqiptarëve përmes inceneratorit të Tiranës

• Belind Këlliçi: Landfilli i Sharrës është një skenë krimi. 11 milion euro i vidhen shqiptarëve përmes inceneratorit të Tiranës. Ndërsa qeveria vjedh buxhetin e shtetit, të rinjtë largohen nga Shqipëria ose humbin vendin e punës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Kemi ardhur sot sërish këtu në një skenë krimi në Landfillin e Sharrës që çdo vit i gllabëron përmes inceneratorit të Tiranës dhe mafies së plehrave, drejtuar nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, element të Ndraghet-ës dhe bandës së Lushnjës, çdo vit i gllabëron taksapaguesve të kryeqytetit plotë 11 milion euro përmes parajsave fiskale.

Jemi këtu në një skenë krimi ku gjithashtu të gjithë të rinjtë e dinë se 4 vite më parë, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj, i cili vinte këtu për të punuar në Landfillin e Sharrës për të blerë libra dhe për të blerë uniformën e shkollës, ka humbur jetën.

Dhe sot 4 vite më pas nuk kemi asnjë person përgjegjës për humbjen e jetës së këtij të riu. Nëse Erion Veliaj mendon se qytetarët e kanë harruar vdekjen e Ardit Gjoklajt e ka shumë gabim. Ne do të jemi këtu për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha. Do të jemi çdo ditë e më shumë në denoncim dhe në çmontimin e propagandës dhe farsës së kryeministrit Edi Rama, por mbi të gjitha të Erion Veliajt.

Do jemi këtu për të kujtuar shqiptarët që sot sipas përllogaritjeve të inceneratorit të Tiranës, konsumon 650 ton mbetje urbane çdo ditë.

Duke ia kaluar kështu qytetarët e Tiranës për nga konsumi, qytetarëve francez apo gjerman.

Do të jemi këtu për t’i kujtuar çdo ditë qytetarëve se si kjo aferë po gllabëron më shumë se 400 milion euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë për 30 vitet e ardhshme. Ky mal me plehra që ju shihni në sfond, që në videot 3D të Edi Ramës apo të Erjon Veliajt nuk e shihni kurrë, këto plehra që janë këtu në rrugë, plehra që janë përreth ambientit të Landfillit, janë realiteti i sotëm dhe jo videot 3D që ju shfaq kryeministri.

Ne do të vijojmë denoncimin tonë për këtë mega-aferë që edhe para dy javësh i ka kushtuar taksapaguesve plot 2 milion euro.

Pra, çështja e prioriteteve është e ndarë për këtë qeveri, vjedhja e buxhetit të shtetit, vjedhja e taksave dhe dedikimi i këtyre taksave për afera korruptive dhe koncesione ndërkohë që të gjithë të rrinjtë pyesin veten pse 120 mijë të rinj kanë lënë Shqipërinë në këto 7 vite? Pse 20 mijë të rinj humbën vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Pse nuk ka ende asnjë plan për të ndaluar rrjedhjen e trurit dhe emigrimin masiv të të rinjve.

Përgjigja është farë fare e thjeshtë.

Elementët e bandës së Lushnjës, të Ndraghet-as me në krye Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn, kjo mafie e plehrave, ky grup i strukturuar kriminal tashmë i kallëzuar në SPAK, prioritetin e tyre tashmë kanë inceneratorët, kanë grabitjen e qytetarëve dhe fondet i çojnë për plehrat.

Mos të shqetësohen shumë sepse fundi i tyre po vjen.

Në datë 25 Prill të gjithë do të kemi mundësinë të bëjmë ndryshimin e madh duke shporrur një herë e mirë ktë mafie në krye të qeverisë, këtë bandë që është në pushtet që për 7 vite i ka kushtuar përmes PPP-ve dhe koncesioneve korruptive plot 3 miliard euro xhepave të taksapaguesve shqiptarë.

Exit mobile version