“Benet Beci, kandidat i Berishës”/ Gaba: Berisha i dhuroi Shkodrën Ramës në 2023 si qokë për ndihmën që i dha Rama në 6 mars 2022

Nga Gentian Gaba

Nuk e kuptoj protesten ndaj Benet Becit ne Postribe, Beneti eshte kandidati i Berishes. Berisha i dhuroi Shkodren Rames ne 2023 si qoke per ndihmen qe i dha Rama ne Shkoder ne 6 mars 2022. Kulti i individit i ka ligeshtuar disa demokrate, por askush nuk na shpjegon dot pse me 3 kandidate fiton Berisha ne Shkoder, ndersa me 2 fiton Rama?
Historia e Postribes eshte e dhimbshme, por edhe inkurajuese per shqiptaret, pasi ajo ishte shkendija e pare antikomuniste ne kampin e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik.
Malesoret u ngriten si patriote per te shpetuar Shqiperine nga diktatura e per ta nxjerre nga perdja e hekurt. Ishte nje mision i pamundur dhe perfundoi ne nje ploje te frikahme, pasojat e te ciles u vuajten me dekada. Por ata luftuan sepse e dinin qe dicka e papajtueshme me vlerat e tyre, nuk mund te ishte e mire per Shqiperine.
Sot, ne prag te nje fushate zgjedhore apokaliptike per Shqiperine, me rrezikun e nje supermazhorance per qeverine me te korruptuar ne Europe, si kercenim i hapur per balancat demokratike, hipokritet qe hidhen hu me hu nuk kane guximin t’i thone mjaft me, se po e cojme vendin ne zgrip, por fusin koken ne rere si struci per nje cope karrige per te ndenjurat e tyre te qelbrua.

Ne Postribe u ngriten per nje Shqiperi te lidhur me perendimin, keta sillen si sovraniste dumbabist.

Ne Postribe u ngriten kunder kultit te individit, keta ndezin qirinj ne piedistalet e liderit per te siguruar nje vend pune ne parlament.

Ne Postribe u ngriten per liri e demokraci, keta lirine dhe demokracine i kane fjale kyce ne statuset e FB, por kur ishte momenti per te luftuar per to dhe per te mbajtur qendrime patriotike, u futen ne penevreket e liderit qe i trajton si dele.
Ne Postribe guxuan dhe luftuan per ate qe besonin, ndersa keta u vithisen njeri pas tjetrit sapo mandati, mandati jo jeta, iu kercenua.

Prandaj, nuk ka turp me te madh se ky pazari me partine shtet, qe po ndertojne me duart e tyre, ku ata luajne rolin e frontit demokratik, dhe per te mbajtu gjalle teatrin e gjasme perplasjes me “regjimin”, merren me simbolikat qe ata vete kane fyer, kur nuk jetuan dot ne lartesine e martireve te Postribes…

Exit mobile version