Benzema e ndoqi Francën nga shtëpia

Nuk u grumbullua nga trajneri Didier Deschamps në Euro 2016-të, por pavarësisht kësaj, Karim Benzema nuk heq dorë nga përfaqësuesja e Francës. Sulmuesi i Realit të Madridit, i cili mbeti jashtë Europianit për shkak të skandalit me videon me pullë të kuqe në të cilën u përfshi ai dhe futbollisti i Lyonit, Mathiew Valbuena, ishte një prej tifozëve specialë të Bluve në ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian ndaj Rumanisë në “Saint Denis”.
Benzema nuk ishte në shkallët e “Stade De France”, por e ndoqi paraqitjen e shokëve të tij në kombëtare nëpërmjet ekranit të televizionit nga shtëpia. Fotoja e postuar  nga Karim Benzema në rrjetet sociale, bëri xhiron e Botës, me mediat më të rëndësishme ndërkombëtare që i kushtuan një rëndësi të veçantë sulmuesit të Realit. Në mungesë të Benzemasë, maja e sulmit të Francës në Euro 2016-të do të udhëhiqet nga bomberi i Arsenalit, Oliver Giroud, pa harruar Anthony Martial të Manchester United, dhe Andrre Pierre Gignac.

Exit mobile version