Benzema ka folur për “BeinSport France” pas ndeshjes së Champions-it ndaj APOEL: “Nuk është çështje minutash pa shënuar, gjëja thelbësore është të jem prezent çdo herë. Në të vërtetë nuk duhet të dëgjosh atë që thuhet, por të bësh punën tënde. Jam në klubin më të mirë në botë dhe jam shumë i madh. Ai që nuk është i lumtur, është problemi i tij. Ankthi? Gjithmonë jam përpara tij, nuk është vetëm kur nuk shënoj gola. Sigurisht, unë dua të shënoj më shumë gola, por në qoftë se mund ta ndihmoj skuadrën me një pasim, apo një asist, sërish jam brenda misionit tim. Isha me fat që shënova dy gola, është mirë për mua dhe për ekipin. Kritikat? Janë pjesë e jetës sime. Ne duhet ta ndryshojmë këtë me gola dhe më shumë asiste. Trajneri më jep shumë besim, ndaj duhet ta përligj gjithçka në fushën e lojës. E ardhmja ime? Jam shumë i lumtur te Real Madridi”.
Kryesore
Continue to the categoryKoalicioni Euroatlantik ose Pakti për të rikthyer Shqipërinë te qytetarët
Nga dr. Eljan Kasa
Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Lulzim Basha dhe Koalicioni Euroatlantik u bëjnë një thirrje të qartë qytetarëve shqiptarë:
Të nënshkruajmë...