Benzema “tradhton” sheikët, “bomberi” francez bën “lëmsh” Anglinë, tre ekipe “big” futen në garë

Në verë, Benzema tronditi jo pak me vendimin e tij për t’u larguar nga Real Madrid, për më tepër për të nisur një aventurë të re si “sheik” në Arabinë Saudite. Fituesit i “Topit të Artë” në 2022 nënshkroi me Al-Ittihad një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitonte 258 milionë paund, por në asnjë moment Benzema nuk është ndier komod në Arabi.

Karim Benzema

Më shumë se sa për golat e tij, 15 në 24 ndeshje, “bomberi” francez është lakuar këtë periudhë për dëshirën e tij për t’u rikthyer edhe një herë në Evropë. Emri i Benzema po qarkullon fuqishëm në Premier League, ku për të interesohen ekipi si Chelsea dhe Man.United.

Këtë të enjte, mediat angleze shkruajnë se jo vetëm këto dy ekipe, fuqishëm për të siguruar shërbimet e Benzema është futur edhe Arsenal. Në këto moment krize, Arteta sheh te Benzema sulmuesin ideal për të përforcuar repartin ofensivë, për më tepër “gjeli” është një lojtar me shumë eksperiencë, një lojtar që di se si fitohet, pikërisht ajo që i mungon prej kohësh Arsenal.

Exit mobile version