Zëvendëskryeministri serb Aleksander Vulin, ka deklaruar në një intervistë për mdian ruse, “Ria Novosti” se autoritetet ruse po ndihmojnë Beogradin zyrtar në kontrollin dhe shtypjen e protestive aktuale në Serbi.
“U jam shumë mirënjohës shërbimeve ruse të sigurisë që na kanë mbështetur përherë në luftën tonë kundër revolucioneve me ngjyra, kryesisht me informacion”.
Ai ka akuzuar shërbime perëndimore se financojnë dhe organizojnë revolucionin me ngjyra që shprehet te protestat e vazhdueshme në Serbi, një akuzë kjo që në të vërtetë paralajmëron se Rusia ka aksione të forta në pushtetin serb, por edhe preson mbi të.