Beqaj është kapur duke vjedhur sërish. Pas vjedhjes së ilaçeve, Beqja i është futur edhe vjedhjes së ushqimeve. Dhe për këtë ka gjetur skemën se si të vjedhë.
Deputetja demokrate Albana Vokshi njëkohësisht kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend ka publikuar detaje rreth punës së fundit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
“Po nuk mbaron këtu. . . Po cili është ai ministër në botë që mund të bëjë rimbursimin e shtesave ushqimore, ndërkohë që njerëzit po vdesin për citostatikë te onkologjiku??? Po përse i rimburson?? Se ato i importon kompania e mikut të ngushtë të ministrit pastaj fitimet i ndajnë.
I quajnë shtesa ushqimore – Aminoacidet. Këto shtesa ushqimore nuk regjistrohen në Agjensinë Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, por duhet të futen me tvsh si çdo mall tjetër. Beqaj i ka futur në listën e barnave të rimbursueshme, i fut pa TVSH dhe i rimburson. A ka skandal më të madh se ky??
E për këtë i duhej Zhani (jo Zhan Val Zhani i filmit). I duhej me patjetër, pavarësisht se vazhdon të jetë nën hetim nga Prokuroria, tani edhe për 30 dosje të tjera, disa prej të cilave për regjistrim pa dokumentacionin përkatës, për shmangje të tvsh, të gjitha këto me lejen dhe bashkëpunimin e ministrit’, denoncon Vokshi.
Deputetja thotë se ka patur abuzime edhe me 2.2 milionë euro për një ilaç, i quajtur Ketosteril.
“Nga ana tjetër, ka Nadirin, legjendën e lidhjeve shpirtërore të ministrit të Shëndetësisë me korrupsionin, i cili është i vetmi i dënuar që mori zyrtarisht tendera edhe pse ishte në qeli. Heshtja e tij në burg u ble shtrenjtë me paratë e shqiptarëve nëpërmjet tenderave të firmosura nga vetë ministri i Shëndetësisë. 2.2 mln euro abuzime vetëm me një ilaç, Ketosterilin…mendoni sa kanë qenë vlerat e abuzimeve me insulinat, apo barnat e tjera të shtrenjta… Dhe këtë skandal shtetëror, tani e gjeni vetëm në arkivat e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ai vetë po ngre një perandori tjetër me kompani të tjera për të vazhduar atje ku e la para se të arrestohej…”, denoncon më tej Vokshi.
Deputeti i PS kërkon dorëheqjen e Beqes
Pak ditë pas publikimit nga ana e emisionit “Stop” të audio regjistrimit të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili shkarkon nga telefoni vartësin e tij në Tropojë, sepse nuk ka shkuar në një mbledhje partie, reagon deputeti i PS-së, Parid Cara.
Ndryshe nga kolegët e tjerë, të cilët i dolën në krah apo e kaluan në heshtje Cara kërkon shkarkimin e Beqajt, pasi sipas tij kjo është një papërgjegjshmëri e ministrit dhe se kostot individuale nuk duhet t’i mbajë qeveria mbi supe.
Një video e transmetuar pak ditë më parë ku ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është përgjuar teksa shkarkon me telefon një drejtor, ka ngjallur me shumë të drejtë reagim negativ në opinionin publik.
Ministri në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, e konsideron pozicionin që i ka besuar kryeministri, si pronë, të cilën mund ta përdorë si të dojë dhe jo si një post që mund të drejtohet vetëm brenda kornizës së parashikuar nga ligji.
Një politikan i përgjegjshëm, pas asaj telefonate të transmetuar në emisionin “Stop” duhet të jepte dorëheqjen menjëherë. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë nuk mund të mbajnë kosto që nuk lidhen drejtpërdrejtë me punën e saj, por me tekat dhe arrogancën e një ministri.
Ilir Beqja duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet, pasi çdo ditë më shumë ai në pozicionin e ministrit është kosto e panevojshme për qeverinë në sytë e opinionit publik.
Enton DACI