Berat Gjimshiti drejt largimit nga Atalanta? Klubi bergamask gjen zëvendësuesin e kapitenit të Kombëtares

Mediat italiane bëjnë të ditur se kapiteni i Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta këtë sezon. Ato raportojnë se për qendërmbrojtësin ka një interesim nga Katari dhe konkretisht nga skuadra e Al-Rajan.

Arabët kanë gati një kontratë 3-vjeçare për 31-vjeçarin nga Lugina, duke i ofruar dyfishin e pagës sezonale që përfiton tek Atalanta.

Një propozim që e tundon jo pak Gjimshitin, ndërkohë që fituesit e Europa League kërkojnë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.

Nëse rast se Gjimshiti vendos të pranojë milionat nga Katari, atëherë klubi nga Bergamo e ka gati zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për Kevin Danson, 25-vjeçarin e kombëtares austriake që aktivizohet në Ligue 1 me Lensin. Rreth 25 milionë euro duan francezët për kartonin e Dansos, ndërkohë që oferta e Atalantës shkon deri në 20 milionë euro. Gjithsesi gjithçka varet nga vendimi që do të marrë mbrojtësi shqiptar për të ardhmen.

Artikulli paraprakDjersini gjatë natës? Ja problemet shëndetësore që mund të fshihen pas dhe mënyrat natyrale si ta trajtoni
Artikulli tjetërBiden plan për reformimin e Gjykatës së Lartë, republikanët kritika të ashpra: Lëvizje antikushtetuese!