Bëri “namin” me tenderat e Kukësit, ish-zëvendësi Gjicit, Granit Gjana merret zyrtarisht i pandehur

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjana është vënë zyrtarisht nën akuzë. Prokuroria e Posaçme e ka gjetur fajtor për veprën shkelje të barazisë në tendera.

Hetuesit kanë zbuluar se Gjana ka konsumuar këtë vepër penale në dy raste.

Burime për “Ora News” bëjnë më dije se një nga tenderat ka të bëjë me një kallëzim të bërë më 22 Maj nga Florian Cungu.

Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualifikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Tashmë dosja në ngarkim të tij do të shkoj në gjykatë ne senacë paraprake.

Artikulli paraprakMasa të mëdha shkëmbore në Rrugën e Arbrit, hapja e gurores rrezikoi shembjen e urës, makineritë ende në terren
Artikulli tjetërDeputetja e PD, Andia Ulliri: Emigrimi i të rinjve po kthehet në nga një shqetësimet më serioze për shoqërinë