Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë dhunimin nga Policia të studentëve të ngujuar brenda Fakultetit Juridik.
Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama për këtë ndërhyrje me forcë kundër studentëve: “Rama urdhëron terroristë të narkopolicisë, të veshur me uniforma të Policisë private, të ndërhyjnë me forcë dhe dhunë pas mesnate, kundër studentëve të ngujuar të Fakultetit Juridik. Krim i shëmtuar!”, nënvizon Berisha krahas publikimit të pamjeve.