Berisha- Alket Hysenajt: Zgjidhe vetë qelinë

Ti Gramoz, sa herë përmendet kjo familja kryeministrore dhe kryeministri, më thua mbaron koha.
Le të rrinë këtu që të mos mbarojë! Ikën ai, ia mbath! Nuk rri këtu.
Krahasoni ju gjykatësin me një apartament të falur nga e motra – dakord, të hetohet – me katër apartamente nga madam Rama, e cila ka drejtuar në bashkëpronësi vetëm një fondacion jofitimprurës?! U fol për 100 mijë euro dhuratë! Kaq ka ajo një dhuratë të deklaruar bashkë me motrën! Lexoni pak: “Bashkë me motrën”! Pra, me këto standarde…Le të marrim pak kryebashkiakët. Kryebashkiaku i Rrogozhinës, 10-tëra hektarë a më shumë, ndiqet në gjendje të lirë. Nuk kam asnjë kundërshtim. Për ndjekje, absolutisht!
Alket (i drejtohet A. Hysenit), edhe ti duhet të ndiqesh, por kur të vijë koha. Po, po! Do të vijë koha ty. Sot, ty të mbron Rama, po nesër do të të vijë koha.
(Hyseni i flet nga vendi)
Mirë, vazhdo, po do të të vijë koha! Elvis Roshi, ndërton me Olsi Ramën në tokën e vjedhur. Frroku mbahet në arrest shtëpie mos të komunikojë me njeri. Me zbatime të njëanshme.
Ti (i drejtohet Hysenit) e di ç’ke ti?! Shko zgjidhe vetë më mirë qelinë. Zgjidhe qelinë, se në fakt do të shkosh! Ta them se do të shkosh. Të them zgjidh qelinë, se hajdut tokash në detyrë si ti përveç Ramës nuk ka”.

Artikulli paraprakKosova do të padisë Ramën në Strasburg për “Rrugën e Kombit”
Artikulli tjetërBerisha: Kryengritje kundër taksave