Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe sot në Tiranë, para eshtrave të patriotit shqiptar Mid’hat Frashëri, të cilat u kthyen më në fund në atdhe.
Në fjalën e tij për mediat, Berisha e vlerësoi maksimalisht figurën e Mid’hat Frashërit:
‘Mid’hat Frashërit, ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë, tha Berisha. Kryesoi, bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të shpalljes së Pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të Ismail Qemalit, një studiu dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i Ballit Kombëtar.
Pas lufte, i përzgjedhur nga angloamerikanët për kryeministër të Shqipërisë së lirë të çliruar nga diktatura, për përmbysjen e Hitlerit shqiptar Enver Hoxhës, vasal i Titos, të atij që në një akt hakmarrës do të urdhëronte eliminimin e tij fizik në dhomën e hotelit në Nju Jork duke përdorur falangat e tij terroriste.
Pavarësisht se historia nuk ka qënë e drejtë për Mid’hat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë. Fjala direkt për Enver Hoxhën”,u shpreh Berisha.