Berisha: Argati i Beogradit, peng i 200 vrasjeve të anëtarëve të LDK pas luftës

Gjatë intervistës së tij për “Pressing” në T7, ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar përpjekjet e Hashim Thaçit për shitjen e territoreve të Kosovës, siç e quan ai.

Sipas tij, ai ka patur marrëdhënie të mira me çdo qeveri në Kosovë e Maqedoni, por nuk mund të pranonte kurrë nxjerrjen në pazar të Kosovës.

“Me çdo udhëheqës të Kosovës e Maqedonisë jam munduar të kem raporte korrekte. Nuk mund të pranoja kurrë nxjerrjen në pazar të Kosovës. Pas Vorio Epirit një rrezik nga i cili na ndihmuan ndërkombëtar, ky ka qenë rreziku i rradhës”. Të gjitha kanë qenë të disktuara me Zografin dhe Miladinin shqipfolës. Argat i plagosur politikisht për vdekje e nuk di çfarë flet.

Sa i përket aksionit të policisë së Kosovës në veri të vendit, Berisha u shpreh: “Ajo ishte pjesë që do ti dhurohej carit të Beogradit. Unë mbështetes çdo operacion të policisë së Kosovës për vendosjen e rregullit. Ka një moment ky aksion. Momenti është një deklaratë e KFOR dje, që thotë e Vuçiç e dinte këtë operacion dhjetë ditë përpara. Kjo le shumë dyshime. U bë në funksion të ndihmës së padronit”.

Berisha, akuzë të fortë Thaçit: Mbahet peng nga 200 dosjet e vrasjes së anëtarëve të LDK-së pas lufte

200 dosjet për 200 vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas lufte, mbajnë peng Hashim Thaçin.

Deklarata dhe akuza e fortë ndaj Presidentit të Kosovës, është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë debatit që po zhvillohet në emisionin “Pressing” në T7.

“Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit”, deklaroi z. Berisha.

Deklarata e ish-Kryeministrit

“Baza e ngritjes ka qenë raporti i Dick Marty. Unë si kryeministër në atë kohë e denoncova raportin në OKB, në KE dhe kudo. Argati deklaroi se do e hidhte në gjyq, që nuk ndodhi kurrë. Raporti i Dick Marty kishte bazë raportin e Vukcevic, prokuror special të Beogradit. Prapë së prapë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ne duam hetimin.

Autoritetet ndërkombëtare na kanë kërkuar të ngrihet Tribunali Special. Iu thashë hetoni në të gjithë Shqipërinë, do tju ndihmojmë. Të njëjtën gjë bëri edhe Thaçi. Natyrisht, do të ishte gjëja më e domosdoshme, të insistonte pala e interesuar që aty mos kishte diskriminim etnik. Para dy vitesh u deklarua se nuk do të ketë, por nuk mund të mohojë se krimet ndaj shqiptarëve (pas lufte) kanë qenë një nga drejtimet e kësaj gjykate.

200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit”.

Exit mobile version